Lecce nuk ka arritur do të shfrytëzojë kundërshtarin “e dobët” që java e 30-të e Kampionatit italian të futbollit, Serie A kishte rezervuar për të dhe në arenën “Stadio Via del Mare”, vendasit u ndanë me miqtë e Sampdorias me rezultatin “e paqtë”, 1 me 1.
Të parët shënuan djemtë e Lecce, të cilët falë gambezit Assan Ceesay gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 31’-të të sfidës, duke e mbyllur pjesën e parë po me të njëjtin rezultat. Me fillimin e pjesës së dytë, Sampdoria fillohej të hidhej në sulm, derisa në minutën e 75’-të, ish-anësori i Real Madrid e PSG, Jese çoi topin në rrjetë duke i siguruar shokëve të tij të paktën 1 pikë në përballjen e vështirë.
Me këtë rezultat Lecce mbetet në vendin e 16-të në kampionat, me 28 pikë dhe është shumë pranë zonës së rënie nga kategoria, ndërsa Sampdoria pozicionohet në vendin e fundit na kampionat teksa në 30 ndeshje ka grumbulluar vetëm 16 pikë dhe praktikisht ka rënë nga kategoria. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: