VIDEO/ Lecce e Ramadanit e “pamposhtur” në Serie A, skuadra e “legjionarit” mes 4 “më të mirave”

schedule18:33 - 17 Shtator, 2023

schedule 18:33 - 17 Shtator, 2023

Skuadra e Lecce, skuadër ku aktivizohet dhe “legjionari” i Kombëtares sonë, Ylber Ramadani ka arritur një tjetër rezultat të rëndësishëm pasditen e kësaj të diele, teksa në arenën “Brianteo” të Monzas kanë siguruar barazimin 1 me 1, në sfidën e vlefshem për javën e 4-t të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Goli i parë i sfidës erdhi nga skuadra e Ramadanit, ku që në minutën e 3’-të të sfidës arbtiri kryesor akordon një penallti në favor të Lecce-s dhe nga pika e bardhë e 11-metërshit, “bomberi” malazez, Nikola Krstovic gjen rrugën e rrjetës, mirëpo vetëm 21 minuta më vonë “fantazisti” i mesfushës, Andrea Colpani gjen rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat, në 1 me 1, rezultat i cili rezultoi të ishte dhe ai përfundimtari.

Me këtë rezultat, Lecce renditet në vendin e 4-t në tabelë me 8 pikë, 1 më pak se Milan i vendit të 3-të dhe 1 më pak se Napoli i vendit të 6-të, ndërsa Monza mbetet në vendin e 13-të në renditje, me 4 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: