Skuadra e Lecce po kalon një moment “të magjishëm” në Serie A, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje ka siguruar rezultatin pozitiv të radhës, teksa në “Stadio Via del Mare” kanë mundur skuadrën e Genoa, me rezultatin minimal 1 me 0.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 83’-të të saj, me “bomberin” francez, Remi Oudin, që ndëshkon në debutimin e tij me italianët, një Genoa të mbetur me 10 lojtarë, që pas daljes së Aaron Martin, në minutën e 36’ të sfidës.
Me këtë fitore, Lecce ngjitet në vendin e 2-të të tabelës me 11 pikë, 1 më pak se kryesuesit e Inter dhe 1 e 2 pikë më shumë se Juventus e Milan, që ndodhen në vendet 3 dhe 4. Ndërkaq, në krahun tjetër, Genoa mbetet në vendin e 14 të renditjes me 4 pikë, nga 5 ndeshjet e para. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: