Lazio shpreson te titulli kampion ende. Një fitore me vuajtje, kundër Torino në transfertë me rezultatin 1-2. Skuadra e Simone Inzaghi e pa veten në disavantash që pas pesë minutash lojë, por në fund ia doli të dilte me kokën lart. Tre pikë të marra dhe Juventusi tani është vetëm një shkallë më lart, por me një ndeshje më pak.
Torino ia ngriu buzëqeshjen Lazios pas pesë minutash lojë, kur u akordua një penallti dhe portieri Thomas Strakosha nuk mundi ta ndalë sulmuesin Belotti. Një mision jo i lehtë dhe vendasi iu gëzuan epërsisë gjatë gjithë pjesës së parë.
Më pas Lazio e nisi me ritëm tjetër dhe goli nuk vonoi. I zakonshmi, shënuesi më i mirë i Serie A deri tani, Ciro Immobile, ia doli të ndëshkonte portierin e Torinos dhe të vendoste baraspeshën. 1-1 dhe klubi kryeqytetas kishte nevojë edhe për një gol tjetër.
https://streamable.com/9wasdq
Marco Parolo ishte heroi i Lazio, i cili kur shënonte minuta e 73-të, goditi saktë dhe e çoi topin drejt e në rrjetë. Miqtë në epërsi 2-1 dhe minutat kalonin pa ndonjë gol tjetër. Minutat shtesë ishin pesë, por të pamjaftueshme që Torino ta shmangte humbjen. Lazio kishte mundësinë të festonte pas vërshëllimës së fundit të arbitrit të ndeshjes. /abcnews.al