VIDEO/ Lazio nuk sheh dritë, pas Milanit e mposht dhe Lecce!

schedule21:34 - 7 Korrik, 2020

schedule 21:34 - 7 Korrik, 2020

Është mbyllur takimi i Serie A mes Lecces dhe Lazios, me vendasit që kanë fituar me përmbysje 2-1. Ishin lacialët e Inzaghit ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Caicedos që në minutën e pestë të sfidës.

Lecce nuk u shokua, por arriti të barazojë me anë të Babacar, në minutën e 30-të. Në fundin e pjesës së parë, Mancosu pati mundësinë të çojë shifrat në 2-1, por gjuajti një penallti skandaloze, duke e çuar topin jashtë.

Gjithsesi, në të dytën Lecce arriti të gjejë golin e dytë. Lucioni në të 47-ën kompletoi përmbysjen e Leçes dhe i dha tri pikët ekipit modest, si dhe i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Lazios pas humbjes ndaj Milanit me rezultatin 0-3./abcnews.al

Serie A, java 31

Lecce – Lazio  2-1
Babacar 30’, Lucioni 47’ / Caicedo 5’