VIDEO/ Lazio kalon me lehtësi Monzan, Spezia ndan pikët me Salernitanan

schedule17:50 - 2 Prill, 2023

schedule 17:50 - 2 Prill, 2023

Serie A po vazhdon siparin e javës së 28-të të Kampionatit, ku mesditën e sotme janë zhvilluar dhe 2 ndeshje të tjera të kësaj jave, ku më konkretisht Monza është përballur me Lazion, ndërsa Spezia ka pritur në “shtëpi” Salerntinanan.

Në arenën “Britaneo” të Monzas vendasit u mundën nga “shqiponjat” laciale të kryeqytetit me rezultatin e pastër 0 me 2, ku nga një gol në secilën pjesë mjaftoi për t’i dhënë djemve të Maurizio Sarrit 3 pikët. Fillimisht “veterani” spanjoll Pedro gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 13’-të të sfidës e më pas ballkanasi Sergej Milinkovic-Savic dyfishoi shifrat në minutën e 56’-të pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi.

Ndërkaq, në krahun tjetër në “Stadio Alberto Piço” vendasit e Spezias pritën miqtë e Salernitana në një përballje ku vendasit nuk kërkon asgjë përveç fitores, por nuk rezultoi kështu. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e Salernitanas, pas një autgoli të mbrojtësit Matteo Caldara në minutën e 43’-të, ndërsa radhën më pas e patën vendasit për të gjetur rrugën e rrjetës teksa e arritën një gjë të tillë, në minutën e 70’-të falë “bomberit” Eldor Shomurodov.

Me këto rezultate, Lazio vazhdon të mbajë vendin e 2-të në kampionat, teksa tashmë ka arritur në kuotën e 55 pikëve, ndëra Monza e Silvio Berlusconit ka mbetur në vendin e 13-të me 34 pikë. Përsa i përket Spezias e Salernitanas edhe renditjet e tyre mbetën të pandryshuara, me Spezian që renditet në vendin e 17-të me 25 pikë, ndërsa Salernitana mbeti në vendin e 15-të me 28 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Monza 0-2 Lazio: 

Goli i Pedros, 0-1:

Goli i Milinkovic-Savic:

Spezia 1-1 Salernitana:

Goli i Eldor Shomorudov:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!