Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Lazio “gjunjëzon” Atalantan, Muriqi i jep goditjen e fundit

schedule16:53 - 31 Janar, 2021

schedule 16:53 - 31 Janar, 2021

Lazio mundi sot të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Atalantas. Skuadra e Inzaghit i dominoi bergamaskët thuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund i fiksoi shifrat në 1-3.

Golat e ATALANTA-LAZIO

Ndeshjen e hapi një “perlë” e Marusic direkt në minutën e 3-të, duke e mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh. Në të dytën Lazio gjeti edhe golin e dytë me Angel Correan në minutën e 51-të.

Atalanta u mundua të rikthehet në lojë me një gol të Pasalic në minutën e 79-të. Për t’i dhënë goditjen e fundit bergamaskëve mendoi Vedat Muriqi, i cili vulosi fitoren e romanëve ndaj Gjimshitit me shokë.

Në ndeshjet e tjera Crotone u mund pastër me shifrat 0-3 nga Genoa, ndërsa Cagliari mori fitore minimale, por me shumë vlera ndaj Sassuolos. Më parë u Luajt Spezia-Udinese dhe bardhezinjtë fituan me shifrat 0-1. /abcnews.al

Serie A, java 20
Crotone-Genoa 0-3
Cagliari-Sassuolo 1-0
Atalanta-Lazio 1-3
Shënues:
Pasalic 79’/ Marusic 3′, Correa 51′, Muriqi 82′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!