Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Lazio gjen barazimin, Immobile godet Vidal dhe largohet me të kuqe

schedule16:35 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:35 - 4 Tetor, 2020

Lazio e ka nisur shumë mirë pjesën e dytë dhe ka gjetur golin e barazimit kundër Interit. Zikaltrit mbyllën në avantazh 45 minutat e para të takimit që po luhet në “Olimpico” falë rrjetës së Lautaro Martinez.

Pushimi i ka bërë mirë djemve të Simone Inzaghit, që rikthyen baraspeshën me anë të Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb fitoi duelin në ajër me kroatin Perisic dhe realizoi me kokë.

https://streamable.com/f598ff

Gjithsesi, sfida për Lazion është komplikuar shumë. Ciro Immobile u ndëshkua me të kuqe në minutën e 69-të pas një goditje me shpullë ndaj Vidal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!