Fitorja e katërt radhazi në kampionat për Lazion dhe vendi i parë. Djemtë e Inzaghit zgjidhën gjithçka në pjesën e parë dhe morën tre pikët e radhës. Luis Alberto gjeti golin në minutën e 18-të pas një kombinimi me Ciro Immobile.
Miqtë reaguan pas tre minutash, por Thomas Strakosha realizoi një pritje shumë të bukur. Lazio u nis në kundërsulm dhe Luis Alberto pasoi për Correa, me argjentinasin që ia doli të dërgonte topin në rrjetë.
Bologna nuk u dorëzua dhe kërkoi golin në pjesën e dytë. Dy herë e gjeti atë, por po kaq herë erdhi anulimi nga teknologjia VAR. Në fund 2-0 për Lazion, që përfiton nga shtyrja e Juventus-Inter dhe ngjitet në krye të Serie A me 62 pikë, dy më shumë se bardhezinjtë e Sarrit. /abcnews.al
Lazio-Bologna 2-0
(Luis Alberto 18′, Correa 21′)