Kanë përfunduar 3 nga 4 sfidat e kthimit të vlefshme për sigurimin e një vendi në fazën çerek-finale, të kompeticionit më të ri në Evropë për klube, UEFA Conference League, me Lazion dhe qipriotët e AEK Larnaca që kanë kaluar në raundin tjetër falë barazimeve të “bardha”.
Lazio arriti të merrte një barazim në transfertën e vështirë rumunë, ndaj CFR Cluj, ndërsa qipriotët iu “falën” rezultatit pa gola në transfertën ukrainase ndaj Dnipro-1. Mirëpo, të dyja këto skuadra kanë arritur të kualifikohen për në raundin tjetër pasi fituan ndeshjet e para, secila me rezultatin 1 me 0.
Supriza e madhe ka ardhur nga Beogradi, me moldavët e Sheriff Tiraspol që kanë përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë duket arritur të triumfojë në transfertë me rezultatin 1 me 3. Golat e Badolo në minutën e 22’ dhe dopieta e Diop në minutat 46’ dhe 47’ hodhën totalisht poshtë golin e shënuar nga Menig në minutëne 13’-të, duke i dhuruar një “biletë të artë” çerek-finaleje, moldavëve.
SHIKONI GOLAT:
Dnipro 0-0 AEK Larnaca
CFR Cluj 0-0 Lazio
Partizan Beogra 1-3 Sheriff Tiraspol
Q. Menig 13’ C. Badolo 22’
M. Diop 46’,47’

