Kërkojnë me çdo kusht përmbysjen e madhe. “Bardhekaltërit” e Lazio kanë arritur të dyfishojnë shifrat, në “Stadio Olimpico” përballë skuadrës së Juventus, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të gjysmëfinaleve, në 2 me 2, teksa ende ka goxha minuta lojës.
Një aksion perfekt i “Shqiponjave”, të Igor Tudor është finalizuar sërish nga Taty Castellanos, me “bomberin” argjentinas, i cili merr një pasim të shkurtër nga Felipe Anderson dhe ballëpërballë portierit Perin nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al