Inter ka arritur të fitojë ndaj Napolit me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë.
Pjesa e parë ka qenë e vakët, me pak raste nga të dyja skuadrat. Në të dytën, Inter ishte më kërkues, duke u favorizuar edhe nga fakti se Napoli mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Simeone.
Inter synonte vetëm portën, dhe golin e gjeti në minutën e 90’. Një aksion i bukur në krahun e djathtë, përfundoi brenda zonës në këmbët e kapitenit Lautaro Martinez, i cili dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë kështu Interit Superkupën e Italisë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golin e Lautaro Martinez