Stuhia tropikale Eta ktheu rrugët e Floridas në lumenj dhe shumë drejtues u përballën me një situatë të vështirë. Një video e një Lamborghini Huracan Spyder që “lundron” nëpër ujë është bërë virale në rrjete sociale.
Super makina sportive është kapur duke udhëtuar përmes një rruge të përmbytur pranë qendrës së qytetit Fort Lauderdale fundjavën e kaluar kur stuhia tropikale ishte në aktivitet të plotë në shtetin juglindor.
#Lamborghini or Submarine? Saw this on @wsvn!! #SoFloLife #Eta #Flood pic.twitter.com/s1MHqjG4JA
— Joe (@WFOJoe) November 9, 2020
Huracan ishte pothuajse i zhytur në ujë por makina super sportiveka një motor të vendosur në qendër, i vendosur pas kabinës së pasagjerëve, i cili është disi i mbrojtur nga depërtimi i ujit. “Lamborghini apo Nëndetëse?”, thuhet në postimin e ndarë në rrjete sociale. /abcnews.al