Një episod i rrallë ka ndodhur në futbollin e Katarit. Al Sailiya-Al Ahli Doha është një përballje normale e javës së 15-të në QSL.
Kanë mjaftuar 37 sekonda për të parë duelin e parë. Ndërhyrje e frikshme e Ali Mohanad dhe karton i kuq. Pa u mbushur minuta e parë dhe vendasit me një lojtar më pak.
https://streamable.com/u4ril3
Sulmuesi 20-vjeçar nuk e pa kundërshtarin, por e goditi atë me taka. I kuq i merituar dhe Al Sailiya do të luajë praktikisht gjithë ndeshjen me 10 futbollistë. /abcnews.al