Derbi Laçi-Kastrioti është mbyllur në barazim 1-1. Miqësorja e zhvilluar në Pezë-Helmës ditën e sotme nuk kishte fitues. Të parët që shënuan ishin krutanët, që me anë të penalltie thyen kurbinasit kur kishin kaluar pak më shumë se gjysmë ore lojë.
Mesfushori shkodran, Abaz Karakaçi, u tregua i saktë para portierit Stajila. Gjithsesi epërsia nuk zgjati shumë, pasi skuadra e drejtuar nga Armando Cungu realizoi me sulmuesin Renato Spahiu në fundin e pjesës së parë.
Në të dytën Kastrioti ishte më i motivuar dhe bëri një paraqitje më të mirë, ndërkohë që nuk munguan edhe zëvendësimet në të dyja kampet. Për t’u theksuar është se Laçi e kurseu në miqësoren e sotme amerikanin Kyrian Nwabueze, sikurse edhe mbrojtësin Ignjatovic. Kurbinasit po kalojnë një formë të mirë në kampionat, teksa kanë fituar katër ndeshje radhazi së fundmi.
MIQËSORE – E SHTUNË, MË 16 NËNTOR
LAÇI-KASTRIOTI 1-1
Shënues: Spahiu 44′ / Karakaçi 36′ (pen.)
/abcnews.al