VIDEO | Kyrie Irving fenomenal, shënon 54 pikë kundër Chicago Bulls

schedule21:16 - 2 Shkurt, 2020

schedule 21:16 - 2 Shkurt, 2020

Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, bëri një ndeshje fenomenale kundër Chicago Bulls, duke shënuar 54 pikë. Irving ishte i pandalshëm, sidomos në çerekun e parë të sfidës, duke shënuar 10 koshat e parë në 10 tentativa, me një përqindje saktësie perfekte, 100%.

Mbrojtja e Chicago Bulls nuk kishte përgjigje për furinë e Irving, i cili e dominoi i vetëm këtë sfidë. Irving është një ndër lojtarët më të mirë në NBA dhe deri më tani këtë sezon, ka shënuar më shumë se 500 pikë për Brooklyn Nets.

Ish-ylli i Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtic ka një stil loje shumë të ngjashëm dhe me Kobe Bryant, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike disa ditë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!