VIDEO/ Ky truk do t’ju lehtësojë jetën, një mënyrë e thjeshtë se si të fusni perin në gjilpërë

schedule15:29 - 7 Gusht, 2022

schedule 15:29 - 7 Gusht, 2022

Të gjithë jemi gjendur në një situatë kur kemi dashur të qepim diçka për të bërë ndonjë riparim të vogël në bluzë. Këto riparime të vogla nuk kërkojnë ndihmën e rrobaqepësit, kështu që mënyra më e mirë është që të përveshim mëngët dhe ta rregullojmë vetë.

Shumë mund ta kenë pasur të vështirë që të fusin fijen e perit në gjilpërë. Një video që është bërë virale tregon mënyrën më të thjeshtë që do t’ju ndihmojë me këtë problem. “Momenti kur kupton se gjithë jetën ke bërë diçka krejtësisht të gabuar “, shkruhet krahas videos.