Duket si histori filmi por është një ngjarje e vërtetë, e cila ka ndodhur të martën e kësaj jave në Kordoba të Spanjës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=36&v=Un7V9F20ZDI&feature=emb_logo
Pas një zënke mes dy prindërish në shkollën e fëmijëve, njëri prej tyre ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën duke e plagosur tjetrin në këmbë.
Pas ngjarjes ai i ka hipur makinës dhe është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia i është vënë nga pas.
Por më e bukura është se në një kthesë burri zbret nga makina në ecje dhe i hedh krahun një kalimtari të rastësishëm në rrugë dhe sillet me të sikur janë shokë, ndërkohë që policia vijojn të ndjekë makinën pa asnjë person brenda.
/Abcnews.al/