Shkëndija e Tetovës barazoi 2-2 me Rabotnicki në transfertë dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Golin e dytë për kuqezinjtë e shënoi i zakonshmi Besart Ibraimi dhe duhet thënë se realizoi një kryevepër.
Sulmuesi, tre minuta pasi ekipi i tij kishte pësuar gol, në një aksion brenda zonës së “Romantikëve”, nxori një perlë nga repertori i tij. Edhe pse portieri nuk kishte dalë, ai shenjëstroi trekëndëshin e majtë të portierit.
Me një parabolë fantastike e dërgoi topin në rrjetë dhe goli i tij tani po bën xhiron e internetit. Ibraimi shquhet në fakt për golat e bukur që realizon herë pas here dhe ky ishte i radhës për të. /abcnews.al
https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/596287144553790/