Padyshim, Kvicha Kvaratskhelia është sensacioni i këtij sezoni futbollistik në Evoprë, mirëpo në arenën e ndërkombëtareve, duket se Gjeorgjia ka nevojë për me shumë, pasi në “Adjarabet Arena” të Batumit, vendasit gjerogjianë nuk arritë më shumë se 1 barazim ndaj një Norvegjie që qartazi vuan nga mungesa e Erling Haaland.
“Vikingët” e morën avantazhin të parët me “bomberin” e Real Sociedad, Alexander Sorloth, i cili driblon i vetëm 3 mbrojtës së Gjerogjisë dhe me një goditje madhështore nga jashtë zone ndëshkon portiern Mamardashvili, duke kaluar të tijët në avantazh, që në minutën e 13’.
Mirëpo, ky gol vetëm sa do të “acaronte” më shumë vendasit të cilët nisën menjëherë ofenzivat sulmuese me Kvaratskhelia e Mikautadze, me këtë të fundit, i cili do të ishte dhe autori i golit të baraspeshës, ku në minutën e 60’-të, të sfidës pas një kombinimi me Kvekveskirin, mposht portierin Nyland, duke siguruar 1 pikë në përballjen me Norvergjinë.
Tashmë gjerogjianët duhet të mendojë për sfidat e qershorit ku me 17 dhe 20 qershor do të përballen me Qipron dhe Skocinë, me shpresën për të siguruar një vend në më të mirat e Evropës, ndërsa norvegjezët e Erling Haaland , si kundërshtar të radhës do të kenë Skocinë më 17 qershor dhe Qipron me 20 qershor. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: