VIDEO/ Kuzhinieria ganeze thyen rekordin botëror, gatuan për 227 orë pa pushim

schedule15:45 - 11 Janar, 2024

schedule 15:45 - 11 Janar, 2024

Kuzhiniera ganeze, Failatu Abdul-Razak theu rekordin botëror pasi gatoi pa pushim për më shumë se 227 orë. E mbështjellë me flamurin e vendit të saj, Abdul-Razak falenderoi ndjekësit e saj në përfundim, raportoi BBC.

Para se të fillonte maratonën e gatimit, të cilë e quajti një “detyrë kombëtare”, ajo tha se po e bënte për Ganën. Ndërsa, njerëzit brohorisnin për të, teksa dilte nga kuzhina e hotelit, në qytetin Tamale.

Ekipi i saj tha se do të dërgojë prova në Librin e Rekordeve Botërore Guinness për konfirmim zyrtar se ajo ka thyer rekordin.

Abdul Razak u shpreh se dëshiron të sigurohet që kushdo që përpiqet të thyejë rekordin e saj do ta ketë shumë të vështirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!