VIDEO/ “Kur u zgjuam kishim gjysmë milioni shikime”, babai dhe vajza bëhen viral në TikTok

schedule13:08 - 10 Mars, 2021

schedule 13:08 - 10 Mars, 2021

Një baba i cili improvizon se po bën muzikë rok me vajzën e tij të vogël po bën xhiron e rrjetit.

Marcel Desobeau një ndihmës i zjarrfikësve dhe muzikant, u bie baterive me vajzën e tij 7-muajshe, teksa realizon një video për në TikTok.

Dyshja përdori shkopinjtë në karrigen e Laneit dhe pastaj videon e postoi në faqen e tij në TikTok “Heavy Metal Baby”.

 

@heavymetalbaby##heavymetalbaby ##neroforte ##slipknot ##fyp ##babiesoftiktok ##dadsoftiktok ##drummergirl ##foryou ##metal @slipknot♬ original sound – lane

“Ne vendosëm të filmonim fillimisht me këngën e Slipknot ‘All out lies’. Kur u zgjuam ditën tjetër ne kishim mbërritur gjysmë milioni shikime”, tha nëna, Liz Desobeau.

Ndërsa Marcel tha se ai ka luajtur në disa instrumente në bendin e tij që kur ishte 13-vjeçar. Kështu ai dhe Lane kanë luajtur këngët e disa grupeve të njohura si Metallica, Disturbed, System of a Don, Rush e të tjera./abcnews.al