VIDEO/ Kur je i izoluar dhe djalë i vetëm, kjo mënyrë stërvitje po bëhet hit

schedule11:27 - 25 Mars, 2020

schedule 11:27 - 25 Mars, 2020

Izolimi është zgjidhja e vetme, ndaj edhe futbolli kudo nëpër botë është ndalur. Beteja me Coronavirusin duhet fituar dhe njerëzit duhet të sakrifikojnë shumë gjëra nga jeta e tyre. Edhe futbollin, një pasion që e kanë përqafuar shumë të rinj dhe shumë të tjerë e ushtrojnë si profesion.

Gjatë kësaj periudhe janë të shumtë ata që stërviten në shtëpi. Kjo nuk është e lehtë, sidomos për ata që nuk kanë kushte të përshtatshme. Ka nga ana që kanë një oborr që e kanë përshtatur për t’u përgatitur, sikurse edhe djaloshi që do të shikoni në videon e mëposhtme.

Fati i keq i tij është që është djalë i vetëm dhe luan si portier. Gjithsesi ai e ka gjetur zgjidhjen, duke përdorur murin rrethues për t’ia kthyer topin drejt portës. Video e publikuar është bërë hit, teksa është parë rreth 10 milion herë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!