Nautico, që garon në Serinë B në Brazil, u mposht në shtëpi nga skuadra e Vila Nova me rezultatin 1-2.
Minutat e fundit të kësaj ndeshje sollën edhe një episod të veçantë, pasi një prej lojtarëve të skuadrës mike u dëmtua.
U desh që ai të nxirrej jashtë me barelë, por qëlloi që njëri prej djemve që e mbante atë të ishte më tifoz seç duhej.
Ai e lëshoi barelën me forcë në tokë, debatoi me arbitrin, goditi lehtë lojtarin e ekipit mik dhe në fund e lëshoi edhe barelën në tokë.
E gjitha e filmuar, për të gjitha ata që ndoshta nuk e besojnë se kjo skenë ka ndodhur realisht. / abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1560815935124127744