Argjentinë-Kolumbi është gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Amerikës pas Brazil-Peru. Kombëtarja albiceleste mposhti 3-0 Ekuadorin. Fantastik Leo Messi me dy asiste dhe një gol.
Në fillim dhuroi topat e golave të Rodrigo De Paul dhe Lautaro Martinez, teksa në minutat shtesë vendosi të realizojë vetë një supergol nga goditja e dënimit. (90+3′).
Ekuadori e mbylli takimin me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Piero Hincapie (90+2′). Argjentina do të sfidojë Kolumbinë për një biletë në finalen e madhe.
¡FINAL DEL PARTIDO! @Argentina venció 3-0 a @LaTri con goles de Rodrigo De Paul, Lautaro Martínez y Lionel Messi para avanzar a las Semifinales de la CONMEBOL #CopaAmérica
?? Argentina ? Ecuador ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/NGkMgHJ6iT
— Copa América (@CopaAmerica) July 4, 2021
0-0 u mbyllën 120 minutat mes Uruguait dhe Kolumbisë. Pak raste për gol nga të dy skuadrat, që gjithsesi luftuan fort kundër njëra-tjetrës.
Fati i penalltive i buzëqeshi Kolumbisë. David Ospina priti goditjet e Jose Maria Gimenez, Matias Vina, teksa kolumbianët u treguan më të saktë dhe festuan kualifikimin.
¡EMOCIONANTE! ???
Con el brillo de @D_Ospina1 en los penales, la @FCFSeleccionCol empata 0-0 con Uruguay y avanza a las semifinales ✔️ #CopaAmérica #VibraElContinenteCom brilho de Ospina nos pênaltis, Colômbia empata 0 com o Uruguai e avança para a semi! #VibraOContinente pic.twitter.com/j3RYbR5biA
— Copa América (@CopaAmerica) July 4, 2021
Argjentinë-Kolumbi do të zhvillohet më 6 korrik në Brasilia, ndërsa një ditë më parë Brazili do të ketë përballë Perunë në Rio De Janeiro për një biletë në finalen e madhe. /abcnews.al