Napoli ka marrë një fitore të pastër 2-0 në shtëpi përballë Hellas Verona. Dy shqiptarët, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, e nisën titullarë këtë sfidë për miqtë. Ashtu siç pritej para startit të takimit, Napoli dominoi dhe e meritoi plotësisht fitoren.
Në minutën e 37’, Milik shënon golin e parë për napolitanët, duke i hapur udhë suksesit. Në pjesën e dytë, bomberi polak do të shënonte sërish (67’), për të vendosur rezultatin final të sfidës në 2-0.
Me këtë triumf, Napoli ngjitet në kuotën e 16 pikëve, një më pak se Atalanta e vendit të tretë dhe 3 më pak se Juventusi kryesues, që luan sot në mbrëmje ndaj Bologna./abcnews.al
Serie A, java 8
Napoli – Hellas Verona 2-0
Milik 36’ 67’