Është mbyllur takimi mes Veronës dhe Juventusit, me fitoren 2-1 të vendasve. Pas 45 minutave të para pa gola, Cristiano Ronaldo kalon në avantazh Juventusin. Ylli portugez driblon Rrahmanin dhe shënon në minutën e 64-ët.
Pas këtij goli, Verona shtoi një marsh më shumë dhe arriti të barazojë. Pjanic bën një gabim në mesfushë, duke i dhuruar topin Borinit. Sulmuesi i Veronës tregohet i saktë dhe mposht Szczenyn.
Kur pritej që Juventusi të shtynte përpara në kërkim të fitores, ishin sërish vendasit ata që shënuan. Marash Kumbulla fiton penallti për Veronën në minutën e 84-ët, pasi goditja e tij me kokë, ndalet nga dora e Bonuccit. Pazzini merr përsipër ekzekutimin dhe shënon, duke i dhënë një fitore të madhe Veronës./abcnews.al
Serie A, java 23
Verona – Juventus 2-1
Borini 76′, Pazzini (p) 85′ / Ronaldo 64′