Skuadra e Kukësit më në fund do të ketë gati edhe shtëpinë e saj të re. Pas thuajse më shumë se 3 vite në “shtegtim” nëpër stadiumet e qyteteve të tjera, verilindorët këtë sezon do të kenë gati stadiumin e tyre.
Ish-portieri i skuadrës së Kukësit, Ervis Koçi ka postuar një video në profilin e tij ku tregohet edhe stadiumi i Kukësit.
Shtrimi i tapetit të gjelbër thuajse ka përfunduar dhe ditën e sotme pritet shtrimi i plotë i tij.
Siç duket shumë shpejt “Zeqir Ymeri” do të jetë gati për të pritur ekipin e Kukësit të zhvillojë ndeshjet në qytetin e Kukësit. /f.a/abcnews.al