Ndeshje e bukur dhe gola mes Napolit dhe Empolit, duel që raundin e 1/8 të Kupës së Italisë. Djemtë e Gennaro Gattusos fituan 3-2 mes vështirësive të mëdha dhe siguruan kualifikimin në raundin tjetër.
https://streamable.com/dteweu
Amir Rrahmani e nisi sërish si titullar me vendasit, teksa Elseid Hysaj e ndoqi gjithë sfidën nga stoli. Te skuadra mike shkëlqeu Nedim Bajrami, mesfushori ofensiv shqiptar.
https://streamable.com/l3jqld
21-vjeçari, i cili aktivizohet me Zvicrën U21, realizoi dy golat e Empolit, ekipit që kryeson Serie B. Mbrojtësi Di Lorenzo zhbllokoi takimin me kokë (18′), por 15 minuta më vonë erdhi barazimi.
https://streamable.com/1412s3
Nedim Bajrami lëvizi bukur nga krahu i majtë dhe lëshoi një diagonale fantastike, që pushoi në rrjetën e Napolit. Vendasit reaguan dhe pesë minuta më vonë u rikthyen në avantazh falë golit të Hirving Lozanos (38′).
https://streamable.com/tjehzk
Kaq për pjesën e parë, teksa Nedim Bajrami s’e kishte thënë akoma fjalën e fundit. Lojtari shqiptar dhuroi një tjetër goditje të fortë dhe të bukur në minutën e 68-të. E djathta e shqiptarit sërish në rrjetë dhe 2-2.
https://streamable.com/vtsz9n
Gjithsesi, diferencat mes dy ekipeve janë të mëdha dhe Napoli ia doli të shënonte një tjetër gol dhe të arrinte kualifikimin në çerekfinale, falë realizimit të Andres Petagna (77′). /abcnews.al