Laçi dhe Skënderbeu në gjysmëfinale. Kurbinasit eliminuan Partizanin pas gjuajtjes së penalltive, pasi 120 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 0-0. Një ndeshje shumë e luftuar, me Partizanin më kërkues dhe më të rrezikshëm, pasi ka pasur raste me Çinarin, Malën dhe brazilianin Lucas Cardoso. Kurbinasit janë kundërpërgjigjur me Shehun dhe Harmon, por pa mundur të shënojnë. Skuadra e Ilir Dajës kishte pretendime për një penallti në pjesën e parë dhe një në të dytën, kurse bardhezinjtë në shtesa.
Kridens Meta nuk akordoi penallti në 120 minuta dhe ndeshja u mbyll 0-0. Trajnerët më pas vendosën kush do të gjuajnë nga pika e bardhë. I pari që gjuajti ishte Çinari, i cili shënoi. Shehu u kundërpërgjigj, duke realizuar. Mala gjithashtu gjen rrugën e rrjetës, kurse Hoxha ndali Emiljano Mustën.
LAÇI-PARTIZANI 0-0 (4-3, penallti)
LAÇI: Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Kërçiku (Marku 59′), Deliu, Lukas Ramos (Bytyçi 119′), Musta, Shehu, Lushkja (Mazrekaj 46′), Nwabueze (Harmon 55′). Trajner: Shpëtim Duro.
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani (Cara 81′), Cordeiro (Cardoso 81′), Çinari, Trajner: Ilir Daja.
Jurgen Bardhin e ndali më pas Alen Sherri, duke e bërë gjithçka emocionuese. Ardit Deliu i Laçit shëoi dhe riktheu barazimin, për t’i lënë radhën Tedi Carës. Shkodrani ndali kavajasin e Partizanit dhe për Laçin pastaj goditi kapiteni Ignjatovic, i cili i shënoi. Murataj për Përtizanin barazoi, kurse i fundit e kishte radhën Mazrekaj. Ish-lojtari i demave ndëshkoi ish-skuadrën dhe i dha kualifikimin kurbinasve.
https://streamable.com/rsk199
KUALIFIKIMI I KORÇARËVE – Skënderbeu është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur Dinamon e Kategorisë së Parë me rezultatin 3-1 në kryeqytet. Sulmuesit e skuadrës korçare ishin të qartë para portës së bluve të kryeqytetit.
Alfred Mensah e zhbllokoi ndeshjen pas 20 minutash lojë, me një goditje të saktë brenda portës. Fraksioni i parë i lojës solli edhe një gol tjetër, këtë herë me protagonist Elvi Berishën. Me rezultatin 0-2 Skënderbeu shkoi i qetë në dhomat e zhveshjes.
DINAMO-SKËNDERBEU 1-3
Shënues: Welber 63′ / Mensah 21′, Berisha 42′, Pusi 58′
DINAMO: Bakaj, Paterni, Pere, Boçi, Hidri (Reçi 60′), Kolgega (Fejzaj 46′), Bilali, Alillari (Hyseni 78′), Diogo Maranhao, Djidjiwa (Mhillaj 84′), Welber (Otalani 84′). Trajner: Olsi Uku
SKËNDERBEU: Rexhepi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara (Rahim 68′), Shabani (Taipi 53′), Jean Victor (Dwomfour 53′), Vangjeli, Berisha (Tereziu 68′), Mensah (Pusi 53′). Trajner: Migen Memelli.
Në të dytë bardhekuqtë realizuan edhe golin e tretë, me sulmuesin Belajdi Pusi që ishte i saktë pas pasimit të Berishës. Dinamo i ngushtoi shifrat me brazilianin Ëelber, por çështja e kualifikimit nuk u vu në diskutim nga korçarët që kaluan tutje. /abcnews.al
63′ Dinamo ka gjetur rrugën e rrjetës me anë të brazilianit Welber. Sulmuesi ndëshkoi portierin Rexhepi dhe tani rezultati bëhet 1-3
58′ Elvi Berisha ka shërbyer për shkodranin Belajdi Pusi dhe ky i fundit ka ndëshkuar Dinamon për të tretën herë
42′ Elvi Berisha ka ndëshkuar portierin Bakaj të Dinamos, duke i çuar shifrat në 0-2 për Skënderbeun
21′ Alfred Mensah ka ndëshkuar skuadrën e Dinamos, pas një kundërsulmi të Skënderbeut. Gol mjaft i bukur i sulmuesit ganez
Po luhen ndeshjet…