Tiranë- Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 4”.
Në pranga kanë rënë dy shtetase nga Kazakistani, 19 dhe 25-vjeçe. Sipas hetimeve këto shtetase ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çameria”,
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Gjatë operacionit u sekuestrohen edhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


