VIDEO | “Kthehem më i fortë”: Elis Bakaj i pafat, si u dëmtua duke tentuar golin

schedule15:39 - 10 Prill, 2020

schedule 15:39 - 10 Prill, 2020

Sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj, pësoi një dëmtim të rëndë në takimin e fundit të Dynamo Brest. Bomberi kuqezi u përpoq të shënonte një gol me kokë dhe rënia e tij pas kërcimit, ishte shumë e keqe, duke dëmtuar rëndë gjurin.

Bakaj është operuar sot dhe duket se gjithçka ka shkuar mirë për të. Vetë Bakaj konfirmoi se operacioni ka shkuar shumë mirë dhe do të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushat e blerta.

 

Bakaj kur u dëmtua…

“Falë Zotit, operacioni shkoi mirë. U dëmtova duke u përpjekur të shënoj një gol. Ky operacion, nuk do të më ndalojë së luftuari për provuar përsëri kur të rikthehem në fushën e lojës. Do të rikthehem shumë shpejt, më i fortë se më parë”, shkroi Bakaj në Instagramin e tij zyrtar.

Futbolli në Bjellorusi vazhdon të luhet dhe Bakaj po gjente një formë të mirë për Dynamo Brest. Megjithatë, ky dëmtim i ndali hovin dhe ligamenti në gju, kërkon të paktën 6 muaj rikuperim./abnews.al

https://streamable.com/bbcool

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!