Jesus Imaz është kandidat potencial për të fituar çmimin Puskas për golin më të bukur të sezonit. Mesfushori spanjoll ka realizuar një kryevepër në nëntor me fanellën e Jagiellonia.
Imaz bëri një shmangie spektakolare në zonë dhe më pas goditi fort dhe e çoi topin në rrjetë, në duelin kundër Cracovia.
?✨
Gol Sezonu – Jesus Imaz! ?#GalaEkstraklasy pic.twitter.com/KB8Cr1gdQp— PKO BP Ekstraklasa (@_Ekstraklasa_) May 17, 2021
Goli i spanjollit është shpallur më i bukuri i sezonit. Imaz në atë ndeshje nuk festoi dot, pasi Florian Loshaj e zhvlerësoi golin e Jagiellonia, pasi përmbysi shifrat në 2-1. Më pas Cracovia realizoi edhe golin e tretë. /abcnews.al