VIDEO/ Kryeministri japonez shfaqet duke ngrënë peshk nga termocentrali: Shumë i shijshëm

schedule14:26 - 30 Gusht, 2023

schedule 14:26 - 30 Gusht, 2023

Qeveria japoneze publikoi një video të kryeministrit Fumi Kishida duke ngrënë peshk nga Fukushima. Bëhet fjalë për promovimin e produkteve nga zona përreth termocentralit bërthamor, i cili filloi të lëshonte ujë të pastruar nga reaktori në det.

Në një video në rrjetet sociale, Kishida dhe tre ministra hanë peshk, mish derri, oriz, perime dhe fruta nga Fukushima.

“Shumë e shijshme”, tha Kishida për kamerat pasi mori një kafshatë dhe u kërkoi njerëzve të hanin ushqim deti “të sigurt dhe të shijshëm” japonez.

Javën e kaluar, Japonia filloi të lëshojë ujë të trajtuar nga termocentrali i Fukushimës, i shkatërruar në cunamin e vitit 2011, në oqean./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!