Te Everton po “vlojnë” për mos akordimin e një penalltie në dorë të Rodrit në ndeshjen ndaj Manchester Cityt (0-1).
Pas njoftimit se kishin bërë një protestë formale pranë autoriteteve, kryearbitri i Premierligës, Mike Riley, I kërkoi falje Everton.
Sipas Sky Sports, ai i telefonoi presidentit të Evertonit, Bill Kenwright, dhe trajnerit Frank Lampard, për të kërkuar falje për arbitrin dhe VAR që mbyllën një sy ndaj shkeljes së hapur. /abcnews.al/