VIDEO/ Kristi Qose gjen golin e parë në Çeki, realizon falë një “panenke”

schedule19:22 - 3 Tetor, 2020

schedule 19:22 - 3 Tetor, 2020

Kristi Qose ka shënuar golin e parë në sezonin e ri në Çeki. Mesfushori i kombëtares kuqezi, pjesë e Karvinës prej shkurtit të këtij viti, realizoi golin e parë në fitoren jashtë fushe.

Karvina mposhti 0-2 Brno dhe sfida u zhbllokua nga 25-vjeçari korçar. Minuta e 58-të, penallti për miqtë dhe ekzekutimin e mori përsipër lojtari shqiptar.

Qose dhuroi një “panenka” të ëmbël, duke i befasuar të gjithë. Topi në rrjetë dhe Karvina në avantazh, teksa nëntë minuta më pas erdhi edhe goli i sigurisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!