VIDEO/ Krimineli sulmon gjyqtaren pasi i mohoi lirinë me kusht

schedule09:07 - 4 Janar, 2024

schedule 09:07 - 4 Janar, 2024

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë seancës gjyqësore, pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.


Pamjet tregojnë momentin e frikshëm kur i dënuari Deobra Delone Redden u ngrit nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares Mary Kay Holthus për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht. Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.

Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!