Dries Mertens ka luajtur gjithmonë si një sulmues i krahut të majtë, por vetëm një i “çmendur” si Maurizio Sarri pati intuitën ta provonte në rolin e qendërsulmuesit. Diçka e tillë funksionoi për mrekulli dhe shtatshkurtri belg nisi të shënonte pafund, duke u kthyer në një goleador të frikshëm.
Në gjysmëfinalen e kthimit kundër Interit, ia doli të barazonte ndeshjen dhe t’i dhuronte skuadrës së tij kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë. Goli i 122-të me fanellën e Napolit për 33-vjeçarin, një gol historik që e kthen në golashënesin më të mirë të historisë së klubit, duke lënë pas Marek Hamsik (121 gola) dhe një legjendë si Diego Maradona (115 gola).
Ky i fundit, idhulli i përjetshëm i tifozëve të Napolit, ka uruar Mertens me anë të një video në rrjetet sociale, aty ku shfaqet me fanellën e belgut, të cilën e mori dhuratë nga ai pak kohë më parë.
“Përshëndetje Dries, miku im. Jam krenar për ty që ia dole të thyeje rekordin tim. Kjo do të thotë që Napoli është përditë e më i fortë. Do të doja të kishim edhe një skuadër që do më kalojë mua, në mënyrë që t’i dhurojmë një tjetër titull kampion popullit napolitan“, deklaron Diego Maradona. /abcnews.al
Thanks for your kind words! ? Forza Napoli Sempre pic.twitter.com/tlTBeI58oh
— Dries Mertens (@dries_mertens14) June 15, 2020