Kosova rikthehet të shkëlqejë, edhe pse në një miqësore. Dardanët mposhtën me rezultatin 4-0 skuadrën e Lituanisë dhe bënë një paraqitje të shkëlqyer. Skuadra e Bernard Challande e ka një yll dhe ai quhet Arbër Zeneli.
Futbollisti i Reims, pasi pa Rashicën dhe Muriqin t’i afroheshin golit, vendosi ta zgjidhë vetë ndeshjen dhe në minutën e 27-të ia doli të shënonte përmes një aksioni personal. Driblime dhe goditje perfekte, Kosova në epërsi.
#Amistoso ?????
⏸️ FINAL DEL PRIMER TIEMPO
Con este golazo de Arber Zeneli (27'), #Kosovo vence 1-0 a #Lituania en Pristina.https://t.co/FWDTrH7iUe
— Camino Mundial (@caminomundialok) March 24, 2021
Për t’u përmendur edhe qartësia në lojë e Lituanisë, që iu afrua edhe golit. Në fraksionin dytë të lojës Kosova pati një marsh më tepër dhe Milot Rashica i dhuroi Vedat Muriqit krosin perfekt. Sulmuesi i Lazios, sikurse në të shkuarën, me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Kosova nuk u ndal me kaq, as Arbër Zeneli. Sulmuesi anësor, nga brenda zonës, nuk i dha asnjë shans portierit mik dhe shënoi edhe golin e tretë. Lituania, e trullosur, nuk reagoi dot dhe më pas skenën e mori Besart Halimi, i cili dhuroi spektakël në zonë dhe shënoi edhe golin e katërt.
#Amistoso ?????
⚽️ [63'] GOL DE KOSOVO
Vedat Muriqi, con un gran cabezazo, pone el 2-0 sobre #Lituania.https://t.co/pQX1HWuT9d
— Camino Mundial (@caminomundialok) March 24, 2021
I fundit gol, edhe pse kishte sërish mundësi shënimi. Kosova, para ndeshjes me Suedinë e Ibrahimovic, mori një fitore morali dhe normalisht e di që në duelin e radhës nuk do të mjaftojë vetëm një marsh tepër. Gjithsesi shkëndija e sotme e Kosovës ishte e duhura dhe i mbush me optimizëm futbollistët, trajnerin Challandes dhe tifozët. /abcnews.al
Fitore mbresëlënëse e djemve tanë!
FORCA KOSOVA!! ??? #Dardanët #BesaBesë #ForcaKosovë #TogetherAsOne pic.twitter.com/I21ELbuKCd
— FFK (@FFK_KS) March 24, 2021