VIDEO/ Kosova “fut ujë” nga çdo anë, Suedia e thyen në mes të Prishtinës

schedule22:36 - 28 Mars, 2021

schedule 22:36 - 28 Mars, 2021

Kosova herë-herë të krijon përshtypjen e një ekipi të madh, por vetëm kaq. Suedia i tregoi se nuk mjaftojnë disa aksione të bukura, pasi e mundi në Prishtinë me rezultatin e pastër 0-3. Dardanët e drejtuar nga Bernard Challandes e nisën mirë ndeshje, duke rrezikuar me Muriqin.

Gjithsesi Suedia ishte më konkret dhe vetëm pas 12 minutash lojë zhbllokoi ndeshjen. Ibrahimovic asistoi për Ausgustinson dhe ky i fundit nuk fali, ndërkohë që nga ana tjetër portieri Samir Ujkani mund të kishte bërë diçka më tepër.

https://streamable.com/6ztk39

Alexander Isak kishte mundësinë e artë të realizonte edhe të dytin gol, por me portën e boshatisur e çoi topin mbi tra. Kosova përpiqej dhe rrezikoi në një moment me Celinën. Veç gabimeve në sulm, te Kosova gabonin edhe në mbrojtje dhe Suedia nuk është ato që fal.

Isak ndëshkoi portierin Ujkani për të dytën herë dhe ai gol sigurisht ishte një goditje e rëndë për Kosovën. 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-2 në favor të Suedisë, që në fraksionin tjetër të lojës desh shënoi me Forsberg.

https://streamable.com/95vpm3

Në minutën e 70-të Kosova bëri një tjetër dhuratë dhe këtë herë ishte Rashica ai që shkaktoi një penallti, duke prekur topin me dorë në zonë. Sebastian Larsson çoi dëm përpjekjen e Ujkanit, i cili e dalloi krahun dhe e preku pak topin.

https://streamable.com/sp7rn0

0-3, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund dhe Suedia mori fitoren e dytë dhe renditet në vendin e parë para Spanjës, që sot mposhti me vështirësi skuadrën e Gjeorgjisë. Të mërkurën iberikët presin pikërisht Kosovën e Challandes, i cili duhet të motivojë skuadrën e tij para një dueli tjetër shumë të fortë. /abcneëws.al

KOSOVË-SUEDI 0-3
Shënues:
Augustinson 12’, Isak 35’, Larsson (pen.) 70’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!