Ylber Ramadani ka shënuar golin e parë në kampionatin hungarez. Mesfushori ndëshkoi skuadrën kryesuese të Akademia Puskas dhe i bën nder Ferencvaros.
Sigurisht nder më të madh i bëri skuadrës së tij, MTK Budapest, që me golin e Ramadanit e çoi në 0-2 rezultatin ndaj kryesuesve të kampionatit.
Puskas realizoi një gol më pas, por vetëm kaq. MTK Budapest e ruajti epërsinë dhe mori tre pikë të arta në garën për mbijetesë, duke u afruar me një pikë me Honved. / abcnews.al
https://streamable.com/u1f744