VIDEO/ Komenton garën botërore të atletikës, i biri shpallet kampion bote: Ai është djali im!

schedule14:05 - 21 Korrik, 2022

schedule 14:05 - 21 Korrik, 2022

E pabesueshme dhe megjithatë e vërtetë ajo që ndodhi në Oregon dhe në finale e 1500 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës.

Jake Wightman i Britanisë së Madhe fitoi medaljen e artë dhe ata festuan medaljen e tyre të parë në këtë event që nga viti 1983. Megjithatë, në finale lajmi nuk është fitorja e Jake, por e babait të tij. Jeff Wightman është trajneri i tij dhe është edhe komentatori zyrtar i ndeshjeve të federatës botërore.

Ai ishte në event duke komentatuar garën në të cilën djali i tij po garonte. Në momentin që djali i tij prek vijën e finishit, ai nuk e mendon dy herë dhe bërtet me të madhe: “Ky është djali im, unë e stërvita dhe ai tashmë është kampion bote”, tha Jeff./ h.ll/abcnews.al