“Zikaltërit” e Inter duken ta kena marrë me shumë vrull përballjen e mbrëmjes së sotme dhe vetëm 21 minuta pas nisjes së sfidës kanë gjetur golin e avantazhit në transfertën e Cagliari.
Pas një kombinimi fantastik mes të sapoardhurit në sulmin “zikaltër”, Marcus Thuram dhe anësorit, Denzel Dumfries, djemtë e Simone Inzaghi kanë gjetur rrugën e rrjetës falë këmbëve të anësorit holandez, i cili me një goditje diagonale mposht Radunovic, duke e çuar rezultatin në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: