Benjamin Kololli po kalon një formë të mirë dhe shifrat flasin për të pas rikthimit të kampionatit në Zvicër. Anësori i Kosovës, i cili është pjesë e skuadrës së Zurich, ka shënuar golin e pestë në takimin e sotëm kundër St Gallen.
https://twitter.com/KosovoMagazine/status/1287099139617181696?s=20
Kololli këtë herë nuk ka shënuar golat e tij normal nga distanca, por është mjaftuar me shtyrjen e topit në rrjetë. Me golin e tij ai i barazoi shifrat në 1-1, por St Gallen ia doli të shënonte dy gola të tjerë dhe në fund të fitonte me rezultatin 1-3. /abcnews.al

