VIDEO/ Koha e rregullt nuk mjafton, “tulipanët” barazojnë shifrat në “frymën e fundit”

schedule22:42 - 14 Qershor, 2023

schedule 22:42 - 14 Qershor, 2023

Teksa gjithçka pritej të mbyllej me fitoren e kroatëve, “tulipanët” vendas kanë çuar peshë arenën “De Kuip”, teksa kanë barazuar sfidën në sekondat e fundit të lojës.

Pas një rrëmuje në zonën kroate përfiton anësori i talentuar, Noa Lang, i cili me një “mini-parabolë” çon topin në rrjetën e portierit Livakovic e për rrjedhojë e shtyn sfidën drejt kohës shtesë aty ku do të përcaktohet finalisti i UEFA Nations League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: