Manchester United dhe Liverpool janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur sot në “Old Trafford”. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer ishin shumë pranë një fitore historike, pasi goli i Rashford në minutën e 36-të u duk se do i jepte tri pikët “Djajve të Kuq”.
Megjithatë, Liverpool barazoi në minutat e fundit të sfidës, me anë të Adam Lallana, që shënoi pas plot 36 ndeshjeve në Premier League pa gjetur rrjetën. Goli i Rashford ishte dhe shumë i kontestuar nga lojtarët e Liverpool, pasi pretendonin për një faull ndaj Origit.
Megjithatë, Rashford shënoi dhe goli i cilësua si i rregullt pas konsultimit me VAR. U duk se Liverpooli do të pësonte humbjen e parë pas shumë muajsh, por nga stoli, Lallana gjen rrjetën pas një pasimi fantastik nga Robertson dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë./abcnews.al
Premier League
Man. United – Liverpool 1-1
Rashford 36′ / Lallana 85′