Kombëtarja e Spanjës është padiskutim një ndër më të fortat në botë dhe në çdo kompeticion që merr pjesë, konsiderohet favorite për të fituar. Edhe në kualifikueset e Euro 2020, iberikët nuk kanë pasur shumë probleme, duke marrë 23 pikë në nëntë ndeshje dhe duke i kualifikuar si e para e grupit F.
Sot, spanjollët luajnë sfidën e fundit, atë ndaj Rumanisë. Në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, vëmendjen më të madhe e kanë marrë dy mesfushorët, Thiago Alcantara dhe Rodrigo.
Rodri dhe Thiago kanë dhuruar spektakël për të pranishmit në seancën stërvitore, duke bërë disa pasime të gjata drejt njëri-tjetrit, me topin që nuk prek për asnjë moment barin e fushës. Klasi i spanjollëve është i papërsëritshëm./abcnews.al
Just Rodri and Thiago hitting unreal passes to each other… ?? pic.twitter.com/U1Op2j0xre
— SPORTbible (@sportbible) November 18, 2019