Ish-sulmuesi i njohur, Patrick Kluivert, ka qenë shumë i admiruar nga të gjithë futbolldashësit gjatë kohës kur ishte aktiv në sportin më të dashur në botë. “Tulipani” ka shënuar gola të paharrueshëm dhe ka luajtur për disa nga ekipet më të mëdha në botë.
Kluivert, me anë të një video të publikuar në faqet e tij zyrtare, ka treguar se ka ende klas. Edhe pse tashmë është plot 43 vjeç, ish-sulmuesi i bën spektakël topit, duke e zhongluar në mënyrë të shkëlqyer.
Dinastia Kluivert vazhdon edhe sot në futboll, pasi djali i tij, Justin Kluivert, është një talent me të ardhme të madhe, i cili aktualisht aktivizohet me Romën në Serie A./abcnews.al
Patrick Kluivert = still got it ?pic.twitter.com/BHLwko9B93
— Sky Sports (@SkySports) April 21, 2020