Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Kjo video është epike, Salah “zbulohet” në futbollin amerikan

schedule18:16 - 11 Shkurt, 2020

schedule 18:16 - 11 Shkurt, 2020

Mohammed Salah është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe pikat e tij më të forta, janë shpejtësia dhe cinizmi para porte. Jurgen Klopp po arrin t’i marrë më të mirën yllit egjiptian, i cili u shpall dy vite radhazi golashënuesi më i mirë në Premier League.

Sezonin e shkuar, Salah fitoi Championsin me të kuqtë, ndërsa këtë sezon, titulli kampion në Premier League duket thjesht çështje kohe. Me egjiptianin që i ka fituar të gjithë, disa tifozë në rrjetet sociale e kanë “zbuluar” në futbollin amerikan.

Në një video të shpërndarë nga Korie, tifoz i Liverpool, shihet një sportist i Regby, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me Salah. Kjo video, ka marrë 2 milion shikime në vetëm pak orë, duke u shpërndarë nga të gjitha faqet e njohura sportive në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!