Një gol spektakolar, i shënuar ditën e hënë në Portugali, ka bërë xhiron e internetit. Sulmuesi nga Kepi i Gjelbër, Jose Luis Mendes Andrade (njihet me emrin sportiv Ze Luis), ka realizuar me fanellën e Portos me roveshatë.
Fillimisht e kontrolloi topin me kraharor dhe e la në ajër, për të bërë më pas lëvizjen akrobatikë që e konkretizoi me një gol shumë të bukur. Për të ishte i shtati në kampionatin portugez. Ze Luis është shënuesi më i mirë “Dragonjve”. /abcnews.al
QUE GOLAÇO DE ZÉ LUÍS!
(via @vsports_pt)pic.twitter.com/ReeguusvF8
— B24 (@B24PT) December 2, 2019